Showbiz

Ava Max kritikohet për klipin e dhunshëm të “Sweet But Psycho”

Aktualisht projekti muzikor i këngëtares shqiptare Ava Max është pjesë e 15 klasifikimeve muzikore botërore duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm që në javët e para të publikimit.

Megjithatë klipi i “Sweet But Psycho” nuk është lënë pa u kritikuar disa për shkak të skenave të shumta dhune duke u konsideruar një shembull negativ për të rinjtë si edhe fëmijët e vegjël të cilët e ndjekin.

Ava Max emri i vërtetë i të cili është Amanda Ava Koçi ka lindur në SHBA dhe është vajza e dy përindërve shqiptarë përkatësisht nga Tirana dhe Saranda por emigrantë politikë në Amerikë.