Showbiz

Ava Max vjen me 2 projekte të reja muzikore

Në prag të eventit më të madh të vitit ku ajo është nominuar si artistja më e re më e mirë në “MTV VMA”, Ava Max zbulon 2 prurje të reja.

Në një konferencë për shtyp këngëtarja me origjinë shqiptare tha se më 31 korrik do të lançonte 2 projekte të reja muzikore që janë shumë të dashura për të.

“Freaking me out” dhe “Blood, Sweat and Tears” janë këngët e reja të Avas që flasin për dashurinë.

“E para bën fjalë për momentin kur kupton se je krejtësisht i dashuruar me dikë në një pikë ku duket se ke humbur kontrollin, E dyta bën fjalë për t’i dhënë personit që dashuron gjithçka, për t’i qëndruar pranë pavarësisht çdo gjëje” ,-tha ajo.