Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Baba për herë të parë, Klajdi Haruni zbulon më shumë rreth vogëlushes Hea në Top Albania Radio!

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Klajdi Haruni. Këngëtari i njohur i cili së fundmi është bërë baba ka treguar më shumë rreth kësaj eksperience të bukur dhe mjaft të re për të sigurisht. Ai ka zbuluar në Top Albania Radio se sapo ishte kthyer nga Franca dhe ndodhej me vajzën e tij në krahë gjatë momenteve që po fliste me Jonidën dhe Elonën.

Si ka qenë ky udhëtim i parë për Klajdin kur e dinte se në kthim do ta priste vogëlushja e tij?

Këtë radhë ka qenë dhe udhëtimi im i parë jashtë pas lindjes së vajzës dhe kam qenë gjithë emocione dhe gjithë merak. Me gjithë dëshirën për t’u kthyer në shtëpi. Edhe i kam shkruar partneres dhe më ka shkruar. Emocione të bukura. 

Pse kanë zgjedhur Klajdi dhe Orgesa emrin Hea? Cili është kuptimi i këtij emri të veçantë?

Për mua dhe për nusen ka qenë shumë e veçantë si histori. Kemi parë një listë me 10 emra dhe ndaluam të dy tek emri Hea. U munduam që të gjenim ndonjë më të bukur por ky ishte dashuri me vendim dhe shikim të parë si thuhet. Hea do të thotë mirësi, hijeshi pra të mirë si mami dhe babi. Emër korean. 

Si po shkon jeta familjare, a janë mësuar me ndryshimin e rutinës dhe gjithçka tjetër tani që çifti janë bekuar me një fëmijë?

Po e shijojmë, normalisht me ato vështirësitë e veta të fillimit. Unë po e shijoj shumë, është edhe shumë herët për të folur por akoma nuk e kam marrë veten tamam më duket vetja si në një ëndërr shumë të bukur që na ka bekuar Zoti. Po e përjetojmë dhe  po e përballojmë shumë mirë për momentin. Po ia dalim, mendoj që jam një baba që ndihmoj por varet edhe si mendon mamaja. 

Kujt i ngjan më shumë?

Mendoj që është një mix midis të dyve. Njerëzit e Orgesës thonë që i ngjan asaj ndërsa njerëzit e mi thonë: “Ua kopje si ti”.