Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Bardhi më duket njeri pa pikën e gjakut…”/Fjodora Fjora nuk kursehet me komentet kundrejt këngëtarit dhe lojës së tij brenda “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja e njohur Fjodora Fjora për të na treguar se si po i duket edicioni i tretë i “BBV”. Prime-n e së shtunës hyrja e vëllait të Meritonit trazoi ujërat. Si e komenton gazetarja ndërhyrjen e familjarëve dhe ndikimin që ata kanë në një marrëdhënie që krijohet? Zbuloni duke klikuar në këtë link. 

Kutia e Pandorës, a ishte një zgjedhje e duhur ajo e Gracianos?

Donte të godiste atë njeri që e ka pasur gjithmonë në qendër të vëmendjes. Nuk e di a është lëvizje strategjike apo ka qenë diçka e mirëmenduar. Koha do ta tregojë. Graciano e di që nuk e fiton Big Brother-in thjesht do të dëmtoj Romeon. Duket sikur Elvisi është më i rrezikuari. Nuk jam e sigurt a do të dalë ai sepse edhe Heidi sidomos këto ditë ka treguar një lloj mërzie, nervi, paqartësie për të qëndruar me grupin e nomimuar. Shoh një përçarje mes grupit. Më i godituri në këtë nominim është Romeo. Romeo ka një karrierë jashtë, është i klikuar, më i përfoluri, me ngjarje në jetën e tij dhe është padyshim pretendenti kryesor i “BBV”. Graciono ka marrë flamurin në dorë dhe thotë për sa kohë të rri këtu do e sulmoj.

Raporti romantik Sara-Bardhi parë nga sytë e Fjodorës?

Sara ka në xhep një seri me ngjarje që pret t’i nxjerrë një nga një. Bardhi e duron shumë ndoshta ngaqë nuk ia kupton shqipen. Bardhi më duket njeri pa pikën e gjakut, pa nerv, pa ngjyrë. Edhe kur është i mërzitur edhe kur është i lumtur ka të njëjtin qëndrim. Jam kurioze të di çfarë ndodh brenda tij. Sarën e shoh lojtare, është kapur pas Bardhit dhe do që të paktën këtë lidhje aty brenda ta ketë si të dojë ajo edhe pse Bardhi i del ndonjëherë nga dora.(qesh)