Bota

BE miraton vaksinat anti-covid për foshnjat, eskpertët ngrenë dyshime: A kanë nevojë vërtetë për të?

BE sapo aprovoi vaksinat anti-Covid për foshnjat si pasojë e frikës së valës së dimrit, duke ndezur shqetësime dhe debate të shumta nga ekspertë dhe prindër.

‘A kanë nevojë vërtetë për të?’,  ka qenë pyetja kryesore që është ngritur si pasojë e vendimit.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) miratoi vaksinat e Pfizer dhe Moderna për foshnjat mbi 6 muajsh.

Shefat e shëndetësisë në Bruksel kanë mbështetur dhënien e vaksinave anti-Covid për foshnjat mes shqetësimeve për një rritje të rasteve këtë dimër.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila miratoi masën dje, zbuloi se dozat do të ishin “më të ulëta” për foshnjat e inokuluara.

Fëmijëve të moshës 6 muajsh e poshtë mund t’u ofrohet një dozë tre mikrogramësh e vaksinës Pfizer, krahasuar me të rriturit britanikë që marrin doza 10 herë më të forta.

Fëmijëve më të rritur, të cilët lejohen të vaksinohen në Britani, u jepet një dozë deri në 10 mikrogramë.

Doza më të ulëta mendohet të jenë të preferueshme për fëmijët e vegjël në mënyrë që të shmangen komplikimet shëndetësore, duke përfshirë gjendjen e rrallë të miokarditis.

Pas rekomandimeve të EMA-s, Komisioni Evropian duhet të nënshkruajë planin si pjesë e vendimit përfundimtar të bllokut.

Kina, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara tashmë lejojnë fëmijët nën moshën 5 vjeç të marrin një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Sidoqoftë, profesori Paul Hunter, një epidemiolog me bazë në Universitetin e Anglisë Lindore, shprehu shqetësim për këtë masë.

Profesor Hunter tha për MailOnline: “Çështja është nëse ata (fëmijët e vegjël) kanë vërtet nevojë për të.”

“Unë nuk shoh vlerë në vaksinimin e fëmijëve kaq të vegjël nëse nuk janë të rrezikuar nga sëmundjet e rënda.”

Ai shtoi se: “Vetëm sepse mund të përdoret nuk do të thotë se duhet të përdoret!

Unë mendoj se jemi në një fazë të pandemisë kur nëse keni pasur një numër infeksionesh, rreziku juaj për pasoja të rënda është më i ulët.”

Sipas të dhënave të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të përpiluara që nga fillimi i pandemisë, vetëm 46 fëmijë të moshës 0 deri në 4 vjeç kanë vdekur brenda 28 ditëve pasi u identifikuan si rast pozitiv me COVID-19.