Showbiz

Bella dhe Gigi Hadid shkëlqejnë në sfilatën e fundit të Jean-Paul Gaultier

Javën e kaluar stilisti i famshëm francez Jean-Paul Gaultier lajmëroi se do të dilte në pension menjëherë pasi të prezantonte koleksionin e tij të fundit të veshjeve.

Pas sfilatës ‘haute couture’ në Paris, ajo organizoi një festë madhështore në kuadër të largimit të tij nga industria e modës. Edhe pse nuk do të krijojë më veshje, 67-vjeçari do të vazhdojë biznesin e tij të parfumeve.

Në sfilatën e tij të fundit të tij motrat Bella dhe Gigi Hadid shkëlqyen në pasarelë ku u shfaqën me disa nga copat më të bukura që stilisti kishte krijuar.

Secila prej motrave parakaloi disa herë në pasarelë duke bërë që të pranishmit të duartrokisnin fort.