Showbiz

Bella Thorne harron të depilohet…sërish

Aktorja dhe modelja e famshme Bella Thorne pak javë më parë u shfaq e padepiluar në premierën e sezonit të ri të serialit të saj që shfaqet në “Netflix”, detaj ky për të cilin u komentua shumë.

Ditën e kaluar ajo u fotografua teksa po shkonte në xhirimet e një seti të ri fotografik në New York dhe sqetullat e saj ende ishin të padepiluara.

Modelja ka tërhequr shumë vëmendjen për këtë ‘look’ të ri të saj ndërkohë që fansat e 20-vjeçares nuk dinë si të reagojnë. Në një intervistë të dhënë kohë më parë ajo u shpreh se është feministe dhe do të jetë shembull për vajzat e reja duke thënë se nëse nëse është e pranueshme që meshkujt të kenë qime atëherë duhet të jetë e pranueshme edhe për femrat.

Sipas saj, të pasurit qime në trup është natyrale për të dyja gjinitë dhe vajzat nuk duhet të kompleksohen nga kjo gjë.