Celebrities Gossip Showbiz

Bella Thorne i thotë ‘Po’ propozimit për fejesë nga sipërmarrësi Mark Emms!

Aktorja e njohur Bella Thorne i ka thënë ‘Po’ propozimit të sipërmarrësit dhe producentit Mark Emms. Çifti u njohën vitin e kaluar në Ibiza në festën e ditëlindjes së Cara Delevigne. “Ishte dashuri me shikim të parë teksa po lindte dielli”, tha ylli i “American Horror Stories” për Vogue Weddings. Fituesja e çmimit të “Imagen Fondation” dhe i fejuari i saj pozuan së bashku në një foto të ëmbël duke bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale.

Bella u sigurua që të përfshijë dukshëm në foto unazën e fejesës me diamant smeraldi 10 karatësh. Mark, i cili gjithashtu zotëron restorantin në New York, “The Mulberry” më parë tha se do të dëshironte ta bënte dasmën në Mbretërinë e Bashkuar, por nuk ka njoftuar datën.

Ndërkaq, Bella ka një sërë projektesh në listën e saj, duke përfshirë edhe filmin e ardhshëm “Saint Clare”.  Bella, dhe ndoshta Mark, do të bëjnë një udhëtim në Itali në Festivalin e Filmit Taormina. Rikujtojmë, se një vit më parë Bella i dha fund fejesës me Benjamin Mascolo. Sipas ‘People’, dyshja u nda miqësisht. Mascolo i propozoi Thorne në mars 2021 pas gati dy vitesh lidhje. Të dy filluan së pari të shoqëroheshin në prill 2019, disa ditë pasi Thorne njoftoi ndarjen e saj nga reperi Mod Sun.