Celebrities Gossip Showbiz

Beniada xheloze për Arditin, por për cilën nga banoret?

Një prej banorëve që shkakton më shumë debate është këngëtari Ardit Çuni, i cili me ndërhyrjet dhe batutat e tij shpeshherë është bërë temë diskutimi brenda shtëpisë. Përpos kësaj, ai është komentuar rreth pëlqimit të tij ndaj modeles Beniada Nishani, që në ditët e para ai e ka shprehur hapur që do të dëshironte të ndodhte diçka dhe e la të hapur mundësinë për një romancë mes tyre.

Nga ana tjetër Beniada e ka bërë shumë të qartë se atë e sheh thjesht si shok e asgjë më tepër edhe pse u shfaq shumë e afërt në fillim.

Mirëpo, para pak ditëve në formë shakaje u organizua një dasmë tradicionale mes tyre për të argëtuar të gjithë banorët me prezencën e këngëtarit të mirënjohur Bujar Qamili dhe orkestrës. Teksa Beniada pranoi të ishte nusja dhe Arditi dhëndri, banorët na falën një atmosferë shumë festive.

E megjithëse ishte e inskenuar, Beniada dhe Arditi na falën një puthje në buzë, gjë që zakonisht nuk jemi mësuar ta shohim.

E teksa po merrnim gjithçka në formë shakaje, Beniada duket se e paska pak më seriozisht. Së fundmi, modelja i ka shprehur “xhelozi” Arditit ndaj banores më të re, Beatrix Ramosaj. Ajo e ka “akuzuar” këngëtarin se ngeli duke e parë këtë të fundit.

Ik te Brixi, ik te Brixi… një, dy ngele duke shikuar Brixin. Mjaft tanu mos u tall! Ik se do të fus një grusht turinjve. Se sa erdhi ajo gjallërove.  E kape, e puthe. Ik tani!

Para pak ditësh, rreth pëlqimit të Arditit ndaj Beniadës, ky pati një përplasje me Donald Veshaj. Gjatë kohës që Arditi po shprehej se mund të ndodhë diçka dhe banorët nuk kanë pse të jenë kundra kësaj, Donaldi i është përgjigjur duke e pyetur nëse ai po priste me të vërtetë të ndodhte diçka apo jo.

Këngëtari ka replikuar duke treguar se edhe pse ajo e sheh si shok, ai nuk do të ndalojë ndjenjat e tij.