Celebrities Gossip Showbiz

Bes Kallaku do të largohet nga Shqipëria dhe arsyeja janë njerëzit!

Bes Kallaku është një aktor shumë i dashur për publikun shqiptar. Ai u njoh dhe krijoi imazhin e tij në emisionin e humorit “Portokalli”. Për vite me rradhë, aktori i serviri publikut role shumë të bukura, që ende sot e kësaj dite pëlqehen dhe rishihen.

Megjithatë edhe pse me një karrierë tanimë të konsoliduar Besi në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar se e ka menduar largimin nga Shqipëria dhe shkak për këtë ka treguar se janë bërë njerëzit.

Shumë trishtim që dikush që ka një karrierë të konsoliduar, të mendosh largimin. Mbi të gjitha, ndonjëherë të bëjnë njerëzit të lesh vendin tënd. Më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti por nuk e do robi  

Jo pak bujë bëri deklarata e aktorit, i ftuar në “Dita e 8” në TAR, ku tregoi se në fillimet e njohjes së tij me Xhensilën, ai i vendosi roje në portën e shkollës për ta ‘vrojtuar’ se ku shkonte.

Besi ka treguar gjithashtu se punën që ai bën nuk e vlerëson për para, pasi nëse do të ishte ashtu do të kishte pranuar ofertat e marra gjatë tre viteve pauzë.

Unë kurrë nuk e kam parë këtë profesion për lekë, se të ishte për lekë nuk do rrija 3 vjet pushim pa emision.