Aktualitet

Bie kërkesa për shkollat e larta në vend, ja cilat janë arsyet sipas shqiptarëve!

Mbi 21 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta në Shqipëri. Pas mbylljes së procesit të përzgjedhjes së degëve në formularin A2, ekspertë në Ministrinë e Arsimit tregojnë se cilat janë programet më të preferuara nga të rinjtë.

Mjekësia, farmacia, stomatologjia dhe degët e tjera të Universiteteve të Mjekësisë zënë vendin e parë në preferencat e maturantëve të këtij viti. Në vend të dytë janë programet e fakulteteve të ekonomisë me një diferencë të ngushtë nga degët e teknologjisë së informacionit. Këtë vit bie kërkesa më e ulët për drejtësinë, e cila është në vend të katërt në preferencat e të rinjve.

Tashmë universitetet publike dhe private, kanë nisur përllogaritjen e pikëve për çdo kandidat, referuar rezultateve të gjimnazit, notave të Maturës Shtetërore dhe kritereve të vendosura nga shkollat e larta për çdo program studimi.

Ajo që bie në sy, këtë vit, është numri i ulët i kandidatëve për universitetet shqiptare, rreth 21 mijë  aplikues nga 31 mijë që është numri i maturantëve të këtij brezi.

Pikërisht lidhur me këtë rënie, ja si votojnë shqiptarët:

Pse mendoni se ka rënë kërkesa për shkollat e larta në vend?

Të rinjtë kanë ikur – 61%

Shkolla ‘nuk pi ujë’ – 15%

Cilësia e dobët në mësimdhënie – 18%

Tarifat në universitete janë të larta – 6%