Celebrities Film & Tv

“Big Brother VIP”, nga momentet më kulminante të finales deri tek banori i preferuar i regjisorit Grishaj!

“Big Brother VIP” i ka ardhur fundi tashmë. Pa më të voglin dyshim mund të themi se ky edicion ka thyer çdo rekord shikueshmëri dhe suksesi. I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë regjisori i programit, Eduart Grishaj. Ai është ndalur më shumë tek momentet kulminante të këtij edicioni, po jo vetëm…

Dihet që transparenca me publikun është kusht për këtë reality-show, aq më tepër që ndiqet 24 orë në Digitalb. A ka patur disa momente delikate kur është dashur të ndërpritet transmetimi direkt, që mund të lidhet me aspekte shëndetësore ose diçka tjetër?

Nuk ka patur transparencë në thonjëza, kur ne kemi dashur t’i nxjerrim me dinjitet konkurrentët. Në ato raste kur kanë pasur problem shëndetësore apo psikologjike. Në asnjë moment tjetër nuk ka munguar transparenca. Prindërit kishin një presion të madhe. Në rrjetet sociale kishte një presion të madh dhe prindërit e përjetonin. Ne u kemi dhenë gjithmonë ndihmën tonë.

Lidhur me komentet e shumta në rrjet ku disa nuk ishin dakord me fituesin, çfarë mund të na thuash për këtë?

Ne jemi mësuar me këtë gjë. Ne si popull nuk e pranojmë humbjen. Asnjë nga ata nuk ishte i humbur. Asnjë nuk duhet të mërzitet për sa i përket titullit. Të gjithë kanë dalë me dinjitet, të gjithë kanë fituar. Nuk ka ndodhur askund tjetër në të tilla spektaklesh që të kenë kaq shumë mbështetje nga produksioni, të dalin kaq të fituar.

Cilat do të veçoje si ngjarjet më të bukura televizive të këtij programi?

Ka momente që na kanë prekur shumë. Një nga momentet që më ka prekur shumë ishte kur u largua Fifi. Pavarësisht përolasjeve, kur doli u bë diçka shumë emocionale. Mënyra se si ajo doli që nuk ishte as natë prime por një ditë e thjeshtë. ajo është një super artiste.

Ky ka qënë edhe “Big Brother” i çifteve. E kishe menduar që VIP-at do mund të krijonin lidhje kaq shpejt?

Kur erdhi Beniada në fillim, kishte afeksion për njerëzit, për stafin, për kameramanët, ishte shumë pa komplekse. Menduam se do të krijonte lidhje. Filloi e mbaroi “Big Brother” ajo nuk krijoi marrëdhënie. Për Beatrix nuk e prisja nga ana tjetër.

Meqënëse tani përfundoi dhe fituesi është Iliri, cilin ke patur ti si më të preferuar dhe për cilat arsye?

Elhaid Cufi ka qenë i preferuari im. Ngela me Elhaidin dhe nuk e tradhtova asnjëherë dhe pasi ai doli (qesh). Më pëlqejnë poezitë e tij. Njerëzit mendojnë se ne kishim të preferuar, por jo. Kur je para 100 kamerave, nuk të bie në mendje të kesh të preferuar. 

E kishe bërë edhe ti një lloj parashikimi si shumica e shqiptarëve se në finale do të ishin pikërisht Iliri dhe Donaldi?

Java e fundit ka qenë shumë e fortë. Kanë kaluar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri kur ka ardhur zarfi.

Pak kohë më parë Lori dhe Sara Hoxha konfirmuan se do të ketë një “Big Brother VIP” të dytë. Do të presim gjatë apo që tani keni piketuar ndonjë emër për t’i bërë ftesë?

E kam një emër, Ori Nebiaj (qesh). Por ke një detyrë që të bindësh dhe Islin. Madje ju premtoj që mund ta vazhdojmë “Wake Up” edhe aty brenda.