Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

‘Braktis’ modelingun për aktrimin?! Motra e Dua Lipa-s së shpejti me filmin e saj të parë!

Motra e këngëtares së njohur Dua Lipa, Rina po përgatitet të bëjë debutimin e saj të parë në film. Sipas Deadline, modelja do të luajë në një film artistik të përshtatur nga një roman klasik i Charles Dickens. Me aktorin Callas McAuliffe, filmi përshkruhet si një “suplement” i historisë klasike të Dickens. Ende nuk e dimë saktësisht se cili do të jetë roli i bukuroshes.

Rikujtojmë, se Rina Lipa u bë e njohur në vitin 2021 kur bëri paraqitjen e saj të parë në Javën e Modës në Milano. 22-vjeçarja ka nisur një karrierë si modele dhe duket se do të ketë një të ardhme të ndritshme përpara. Në të kaluarën, atë e kemi njohur përmes postimeve të Dua-s në rrjetet sociale, por tashmë ajo po e ndërton vetë emrin e saj. Rina Lipa është një kërcimtare, modele dhe yll i rrjeteve sociale.

Bukuroshja i bëri hapat e parë të modelingut në Javën e Modës në Milano në koleksionin vjeshtë 2021 të GCDS. Që atëherë, Lipa ka vazhduar të ngrihet duke u shfaqur në fushatat e Miu Miu, si edhe në fushatat e tjera reklamuese. Rina tashmë ndiqet nga afro një milion fansa në Instagram. Gjatë gjithë kohës është vlerësuar për aftësitë e saj në fusha të ndryshme.