Bota Botë e Çuditshme

Burri kthen librin e gjyshit në bibliotekë pas 96 vitesh!

Një burrë nga Kalifornia, ktheu një libër në bibliotekë pas 96 vjetësh, të cilin e kishte ruajtur gjyshi i gruas së tij të ndjerë. Jim Perry nga Napa tha se ai po kalonte nëpër kuti librash që i përkisnin gruas së tij, Sandra Learned Perry, kur hasi në një kopje të “A History of the United States” të Benson Lossing nga Biblioteka Publike e Shën Helenës. Perry beson se libri u kontrollua nga John McCormick, gjyshi i Sandra Learned Perry, i cili e mori nga biblioteka në 1927.

Mendova se do të ishte kënaqësi ta ktheja atë dhe stafi do ta merrte si një surprizë.

Rikujtojmë, se një bibliotekë në Angli bëri të ditur se një libër mbi sistemin Dewey u kthye pas 50 vitesh. Biblioteka Nantwich në Cheshire, Angli, tha në një postim në Facebook se libri, “Introduction to Dewey’s Decimal Classification of British Schools”, u tërhoq në fund të vitit 1972 dhe duhej të kthehej më 30 janar 1973.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se një nga atraksionet më të reja dhe me mahnitëse në Dubai është biblioketa “Mohammed Bin Rashid” e cila u hap në muajin qershor. Një oazë soditjeje, ku vizitorët mund të kalojnë kohën duke lexuar, duke punuar ose duke studiuar dorëshkrime të rralla. Ndërtimi i bibliotekës ka kushtuar 272 milionë dollarë dhe ka marrë emrin e sheikut Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtar i Dubait.