Showbiz

Buta dhe Edona Vatoci i japin fund lidhjes

Para disa muajsh këngëtarët nga Kosova konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë nëpërmjet disa fotove të ëmbla të postuara në rrjetet sociale.

Në portale të ndryshme online lidhja e tyre u përfol shumë dhe ata u konsideruan si një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it por duket se kjo romancë nuk ka zgjatur shumë.

Në një intervistë për “Prive.al” reperi i famshëm Buta ka konfirmuar se ai dhe Edona Vatoci janë ndarë por nuk ka zbuluar arsyet se përse. Megjithëse ata nuk janë më bashkë ai ka theksuar se janë dhe do të mbeten gjithmonë miq të mirë.