Celebrities Gossip Showbiz

Ditën e sotme publikohet bashkëpunimi nga katërshja fantastike!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

E përpos jetës private, Ledri është padyshim në qendër të vëmendjes së portaleve së fundmi pasi sapo ka publikuar albumin e tij më të ri ‘G.O.A.T’ ku solli surpriza shumë të suksesshme dhe bashkëpunime. E ditën e sotme do të sjellë një tjetër duet, por jo me një tjetër artist por plot tre të tjerë. Bëhet fjalë për Lumi B, Buta dhe Singullar. ‘Walk away’ do të publikohet në orën 17:00.

Prej disa ditësh Ledri kishte paralajmëruar se po punonte për projektet e tij të reja muzikore ku tërhoqi shumë vëmendje e shkak për këtë u bë partnerja e tij Sara, e cila ndante herë pas here me ndjekësit disa momente nga xhirimet. Kënga e tij e re titullohet ‘Yjet dalin natën’ sërish një bashkëpunim me Majk dhe Capital T e në vetëm një javë ka arritur mbi 3 milion klikime në platformën YouTube.