Showbiz

Buta harron të publikojë projektin e ri muzikor, arsyeja është mjaft qesharake

Reperi i famshëm Buta po korr një sukses të jashtëzakonshëm me projektin e tij muzikor “Anuloje” në bashkëpunim me Dj Flow të cilët renditen mjaft mirë në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare.

Ditën e kaluar Buta ka publikuar edhe prurjen e tij më të re të quajtur “OK OK” por si rrallëherë kjo këngë nuk është publikuar në kanalin e Youtube në kohën e duhur.

Me anë të një postimi në historinë e Instagram-it, ai na rrëfeu se e kishte zënë gjumi dhe kishte harruar të ngarkonte këngën në këtë platformë.

Kjo arsye është komentuar pa fund në median rozë dhe sinqeriteti i reperit është një arsye shumë e madhe krahas talentit se përse fansat e tij e duan dhe e mbështesin kaq shumë.