Aktualitet

Çadrat nuk duhet të na ndahen as sot, parashikimi i motit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme e kjo për shkak të masave ajrore të relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Kryesisht, moti mbetet me kthjellime e me alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri të dendura. Këto vranësira të dendura shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme e afatshkurtra me intensitet të ulët. Në relievet malore, në periudha po sërish të shkurtra, reshjet janë me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave. Mjegull/mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut.

Era fryn  me drejtim veriperëndim – verilindje e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era bëhet relativisht intensive dhe fiton shpejtësi deri 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
14/25
Diell re shi

Kukës
11/24
Diell re shi

Lezhë
15/24
Diell re shi

Dibër
9/21
Diell re shi

Durrës
14/26
Diell re shi

Tiranë
15/24
Diell re shi

Elbasan
13/26
Diell re shi

Berat
12/25
Diell re shi

Vlorë
15/22
Diell re shi

Korçë
7/20
Diell re shi

Gjirokastër
10/24
Diell re shi

Sarandë
16/23
Diell re shi