Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities

Pak pas daljes së Beniadës, Ervin Kurti flet për rrugëtimin e mikes së tij!

“Big Brother Vip Albania” është një nga programet më të ndjekura në Shqipëri në të gjithë kohërat dhe sot këtij rrugëtimi të bukur i vjen fundi. Ju e dini tashmë që Top Albania Radio është gjithnjë pranë jush, me maratona, intervista dhe gjithçka ekskluzive, dhe kjo padiskutim do të jetë edhe ditën e sotme.

Me një program special, të titulluar “Big Brother VIP Finale Live në radio” Top Albania Radio ju përcjell emocione të forta. Ndërkohë, shumë pak pas daljes së finalistes së parë nga “BBV”, Beniadës, miku i saj Ervin Kurti ishte në një lidhje telefonike për të përshkruar si e priti këtë lajm.

Nuk e prita me ndonjë zhgënjim të madh. Është shumë në rrëgull që Beniada doli e para. Fakti që ajo qëndroi deri në finale, mendoj që është goxha fitore.

Por cila ka qenë pika e fortë e Beniadës, sipas Ervin Kurtit?!

Pika më e fortë e Beniadës ka qenë që nuk i merrte gjërat personale. Ajo priste momentit e duhur dhe kishte një lloj taktike.

Por çfarë tjetër zbuloi Ervin Kurti gjatë intervistës në TAR?!

Finalen e fermës, atë po e pres për Beniadën…