Celebrities Gossip Showbiz

“Çdo ditë të njëjtat ligjerata…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Një moment shumë i shkurtër i video-s së ditëlindjes së vajzës së tyre, Ajkës, shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu se bukuroshja është sërish shtatzanë.

Ditën e sotme, artistja ka ndarë me ndjekësit e saj një video mjaft të veçantë, në të cilën shfaqet nëna e saj, duke e këshilluar për shtatzaninë dhe njëkohësisht duke i thënë që të ketë edhe pak durim. Ndërkohë që gjenden në pjesën e pasme të makinës, nëna e Xhensila dëgjohet të thotë:

Të gjitha të mirat e ka. E kanë thënë, një ditë në barkun e nënës është sa për një muaj jashtë. Atëherë duro

Xhensila: Çdo ditë të njëjtat ligjerata

Tashmë edhe pak kohë ka mbetur nga ardhja në jetë e djalit të saj dhe Xhensila ndryshe nga shtatzania e parë nuk i ka kursyer fotot dhe videot, duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur. Së fundmi ka postuar një foto në muajn e nëntë të shtatzanisë dhe shumë kohë nga ardhja në jetë e djalit të saj.