Aktualitet

Çekia dhe Spanja heqin të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë!

Nga dita e sotme hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Republikën Çeke. Përmes një njoftimi për shtyp, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) informoi se për udhëtime drejt Republikës Çeke “as testi dhe as vaksinat nuk janë të detyrueshme”.

Në njoftim thuhet se mjafton bileta, pasaporta dhe maska për të udhëtuar drejt Republikës Çeke.

Më herët sot, TIA njoftoi se janë hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë

As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska. Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS)

Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjetër PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar COVID-19, -njofton Tirana International Airport.