Lifestyle

Çfarë duhet të bëni kur jeni me një narcist?!

Të gjithë ata që janë gjendur pranë një narcisti e dinë se është diçka e tmerrshme. Një narcist mund ta teprojë me dashurinë që ka për veten duke ju bërë të ndiheni keq. Por, ju nuk duhet t’ia lejoni vetes diçka të tillë!

Injorojini

Gjithçka apo këdo që nuk ju pëlqen, bëni mirë ta injoroni. Ju nuk keni pse e mërzisni veten teksa gjendeni pranë një narcisti. Ndaj, gjëja e vetme që ju duhet të bëni është ta injoroni atë. Ata mund të rezultojnë të dëmshëm jo vetëm për vetveten, por edhe për të tjerët.

Vendosni barriera

Një narcist mund ta teprojë me sjelljen e tij, ndaj ajo që ju sugjerojmë të bëni është të vendosni barriera. Ju duhet t’ua bëni të qartë atyre që në fillim, që keni disa kufij dhe në rast se ato tejkalohen, ju mund të silleni vërtet keq. Kjo nuk është aspak një sjellje e paedukatë, por thjesht respekt për veten.

Besojini intuitës suaj

Ndoshta një narcist mund t’ju trajtojë në një mënyrë të keqe. Ju nuk duhet ta pyesni veten kurrsesi nëse ky është faji juaj. Mësoni të dëgjoni trupin dhe intuitën tuaj. Nëse ato ju thonë se kjo sjellje nuk është e shëndetshme, ajo vërtet nuk është. Mos e vendosni veten në pozita faji.