Lifestyle Love & Sex

Meshkujt arrogantë fitojnë zemrat e femrave! Pse?

Nëse gjithmonë jeni çuditur kur shihni një çift ku femra është shumë e bukur dhe mashkulli në krah është një person i pasjellshëm, atëherë ky artikull do të heqë çdo pikëpytje tuajën.
Një studim i bërë në Austri ka konfirmuar se mëshkujt të cilët shfaqin shenja narcismi në personalitetin e tyre, duken më tërheqës për një femër.
Ajo çka i tërheq më shumë vajzat drejt tyre është vetëbesimi i lartë.

Rezultati i këtij studimi ka ardhur nga një eksperiment i bërë, ku meshkuj dhe femra vendosën trajtat e tyre të personalitetit në një letër dhe më pas kanë kryer takime të shpeshta me ata që i afroheshin më shumë shijeve të tyre.
Pas çdo takimi, femrat duhet të vendosnin nëse pranonin të dilnin sërish me atë mashkull ose e kundërta nuk shiheshin më.

Përgjigjet kanë qenë shokuese pasi gratë ishin të prirura më së shumti për të dalë me meshkuj që kanë trajta narcisiste të personalitetit, pra preferojnë meshkuj që dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes tërë kohës dhe jo ata të cilët nuk e kanë këtë gjë.
Nga ana tjetër, hulumtuesit kishin studiuar dhe anët e tjera të personalitetit, si vendosshmëria apo vetëbesimi dhe kjo tërheqje nuk ishte aq e lartë.
Pra, këtu kuptohet se gratë tërhiqen më shumë nga gatishmëria e burrave sesa nevoja e të qenurit në qendër të vëmendjes.

Arsyeja pse persona të tillë lënë përshtypje të mirë tek një femër është sepse dinë të aktrojnë. Shfaqen si tipa me vetëbesim të lartë dhe udhëheqin ata bisedën duke lënë dhe paqartësi, në mënyrë që të duken më misterioz e të ngjallin kureshtje.

Gjithsesi, për ju që nuk e zotëroni këtë fenomen, mos u bëni merak sepse një studim gjerman e hedh poshtë këtë teori. Duke vënë në dukje se personat narcisist janë të prirur të kenë lidhje afatshkurtra, pasi gjatë lidhjes bëhen më pak tërheqës pasi tregojnë veten më shumë. Pra dëshira e tyre për të qenë të parët fillon venitet dhe nuk kanë më për të dhënë, në një mënyrë i ikin karakteristikat e këqija që bëheshin kaq tërheqës në fillim.
Kështu që, përtej të tjerave, hiqeni nga mendja idenë se të aktruarit dhe të qenurit i pasjellshëm do t’i fitojë të gjitha femrat, por filloni të punoni me vetëbesimin tuaj dhe të përkushtoheni më shumë tek vetja.
Ajo çfarë keni brenda i tërheq femrat, jo ajo që dukeni nga jashtë, thotë një ndër autorët e këtij studimi Emanuel Jauk.