Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë e bëri Arditin të refuzojë Beniadën?

Një prej banorëve që shkakton më shumë debate është këngëtari Ardit Çuni, i cili me ndërhyrjet dhe batutat e tij shpeshherë është bërë temë diskutimi brenda shtëpisë. Përpos kësaj, ai është komentuar rreth pëlqimit të tij ndaj modeles Beniada Nishani, që në ditët e para ai e ka shprehur hapur që do të dëshironte të ndodhte diçka dhe e la të hapur mundësinë për një romancë mes tyre.

Nga ana tjetër Beniada e ka bërë shumë të qartë se atë e sheh thjesht si shok e asgjë më tepër edhe pse u shfaq shumë e afërt në fillim.

Mirëpo, para disa ditësh në formë shakaje u organizua një dasmë tradicionale mes tyre për të argëtuar të gjithë banorët me prezencën e këngëtarit të mirënjohur Bujar Qamili dhe orkestrës. Teksa Beniada pranoi të ishte nusja dhe Arditi dhëndri, banorët na falën një atmosferë shumë festive.

E megjithëse ishte e inskenuar, Beniada dhe Arditi na falën një puthje në buzë, gjë që zakonisht nuk jemi mësuar ta shohim.

E teksa po merrnim gjithçka në formë shakaje, Beniada duket se e mori pak më seriozisht. Para disa ditësh, modelja i shprehu “xhelozi” Arditit ndaj banores më të re, Beatrix Ramosaj. Ajo e ka “akuzuar” këngëtarin se ngeli duke e parë këtë të fundit.

Mirëpo, duket se diçka e Beniadës e ka mërzitur Arditin dhe kjo u duk kur ai nuk po i fliste më asaj. Teksa ajo e ka pyetur vazhdimisht se çfarë ka bërë gabim në mënyrë që ta rikuperojë ai sërish ka zgjedhur të mos i japë asnjë përgjigje. Mes tyre është futur dhe Fifi për ta kuptuar se çfarë e ka mërzitur nga Beniada, por ai ka refuzuar t’i përgjigjet dhe këngëtares.

Nuk dihet se çfarë po ndodh mes tyre, megjithatë na duhet të presim spektaklin e mbrëmjes së sotme në Top Channel për ta kuptuar. Jo vetëm kaq, por dhe shumë të pathëna dhe situata të ndodhura gjatë javës.