Celebrities Live From Tirana

Çfarë po ndodh me ndjekësit e personazheve të njohur?

Sa prej jush janë kurioz të shohin se sa shtohen numrat e “followers” të personazheve të njohur brenda pak kohësh dhe çuditeni për influencën e madhe që ata kanë?!

Këto informacione dhe më shumë mund t’i dëgjoni në rubrikën më të ndjekur dhe preferuar “Social Top 5”.

Këtu njiheni me yjet e showbiz-it që preferohen më shumë nga ndjekësit dhe kanë më shumë fansa. Ata pësojnë ndryshime drastike në numrat e tyre të ndjekësve, rritje të mëdha shifrash vetëm brenda shtatë ditëve.

Zbuloni se cilët janë yjet shqiptarë e të huaj që kanë shtuar më shumë “followers” në Instagram.

Personazhet e huaj:

5- Në vend të pestë ndodhet supermodelja Kendall Jenner e cila festoi ditëlindjen e saj të 26-të disa ditë më parë. Ajo ka shtuar 1 milion ndjekës.

4- Vendin e katërt e zë artistja shumë e talentuar, Adele. E cila ka shtuar 1.7 milion ndjekës.

3- Për herë të parë bëhet pjesë e Top 5 aktori shumë i njohur, Leonardo Di Caprio, i cili ka shtuar 1.7 milion ndjekës.

2- Në vend të dytë qëndron këngëtarja e njohur, Rita Ora, e cila ka shtuar 5 milion ndjekës.

1- Vendin e parë e ka rrëmbyer Lauren Sanchez, partnerja e Jeff Bazos, e cila ka fituar 6.5 milion ndjekës.

Personazhet shqiptarë:

5- Në vend të pestë qëndron Dj Dagz i cili ka shtuar 2.6 mijë ndjekës.

4- Sigurisht që dyshja nuk mund të ndahej as në “Social Top 5”, pasi në vend të katërt është Dj PM. Ai ka shtuar 3.9 mijë ndjekës.

3- Këngëtarja shumë e dashur për ne, Fifi ka shtuar këtë javë 4 mijë ndjekës.

2- Vendin e dytë e zë Arbana Osmani, e cila ka shtuar 9 mijë ndjekës për shtatë ditë.

1- Ndrysha nga çdo javë, vendin e parë e zë Arjola Demiri e cila ka shtuar këtë javë 18 mijë ndjekës.