Celebrities

Cilët yje shqiptarë dhe të huaj janë në krye të “Social Top 5” këtë javë?

Për shkak se në ditët e sotme fokusi i shumicës prej nesh është tek rrjetet sociale. Sidomos kur bëhet fjalë për Instagram-in. Për shkak edhe të ngjarjeve të ndodhura së fundmi shumica e personazheve të njohur kanë arritur që të bëhen qendra e diskutimeve. Jo vetëm ata shqiptarë por edhe ata të huaj janë ‘të vëzhguar’ në një lloj mënyre edhe në njërën nga rubrikat më të preferuara të emisionit “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5”.

Nuk ka si të mungojë kjo rubrikë e cila na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ne ju njohim me ecurinë e ndjekësve në rrjetin social Instagram në llogaritë e personazheve të njohur brenda shtatë ditëve. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë:

5- Aktori i njohur dhe njëkohësisht banor i “BBV”, Donald Veshaj ka shtuar 4 mijë ndjekës këtë javë.

4- Një nga banorët e “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri, këtë javë ka shtuar 4 mijë e 100 ndjekës.

3- Vendin e tretë e zë Antonela Berisha, e cili ka shtuar plot 6 mijë ndjekës.

2- Në vend të dytë këngëtari i njohur Ylli Limani, i cila ka shtuar 6 mijë ndjekës gjatë kësaj jave.

1- Vendin e parë e zë banorja e “BBV”, Einxhel Shkira. Ajo ka shtuar plot 9 mijë ndjekës.

Personazhet e huaj:

5- Në vend të pestë në këtë Top 5 qëndron artistja shumë e dashur Dua Lipa, e cila ka shtuar 2 mijë ndjekës.

4- Vendin e katërt e zë bukuroshja J.Lo, e cila ka shtuar 1 milion ndjekës.

3- Në vend të tretë qëndron Kim Kardashian, ajo ka shtuar plot 2 milion ndjekës.

2- Bukuroshja Kourtney Kardashian është në vendin e dytë me 3 milion ndjekës të shtuar.

1- Në vend të parë është biznesmenia e njohur, Kylie Jenner, e cila ka shtuar 8 milion ndjekës.