Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Dasëm në horizont! Çifti Rihanna dhe A$AP Rocky kanë planifikuar gjithçka!

Para pak ditësh artistja e njohur me famë botërore Rihanna konfirmoi se është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin A$AP Rocky. Këngëtarja 33-vjeçare konfirmoi lajmin teksa tregoi barkun e saj të rrumbullakosur në një fotosesion mahnitës në New York. Nëna e ardhshme i përballoi temperaturat e ftohta ndërsa zbërtheu pallton e saj rozë për t’i lejuar fotografëve të shihnin për herë të parë barkun e saj të rrubullakosur.

Por jo vetëm kaq! Tani thuhet se çifti po planifikojnë që t’i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit në vendlindjen e Rihanna-s në prani të kryeministres, Mia Mottley, si kumbare e të porsalindurit. Në lidhje me këtë një burim ka bërë të ditur për “Sunday Mirror” se:

Rihanna është mahnitur plotësisht nga ASAP. Ata kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe Rihanna ka qenë gjithmonë mjaft tradicionale. Ata do të martohen, me siguri. Ajo u ka thënë miqve se dëshiron të jetë me të përgjithmonë dhe ai ka thënë të njëjtën gjë. Nuk ka ende plane se kur do të jetë dasma, por nuk do të jetë para lindjes së foshnjës. Ajo gjithmonë ka dashur të martohet dhe ASAP është personi me të cilin ajo dëshiron të jetë përgjithmonë.

Burimi shtoi se dasma do të jetë në Barbados për shkak se familja është atje dhe ai ka një ‘vend të veçantë në zemrat e tyre’.

Pas publikimit të lajmit të shtatëzanisë, një burim i brendshëm tha për People, se Rihanna ‘nuk mund të ishte më e lumtur dhe është shumë e emocionuar që do të bëhet nënë’.

Të kesh një fëmijë është diçka në të cilën ajo nuk ishte përqendruar kurrë, por të qenit me Rocky-n e bëri ta mendoi këtë. Ajo i pëlqen të gjitha ndryshimet në trupin e saj gjatë shtatzënisë dhe gjithmonë i ka festuar gratë shtatzëna në shfaqjet e saj për “Fenty”-n. Gjithçka që bën Rihanna, e bën në mënyrën e saj në kohën e saj, dhe të ketë një fëmijë nuk kishte si të ishte ndryshe.