Celebrities

David Alan Grier sqaron gjithçka pas gabimit që bëri O’Connell!

David Alan Grier përlotet pas fitores së çmimit në ‘Tony Awards 2021’. Aktori i njohur 65-vjeçar, i cili fitoi çmimin për rolin e tij në “A Soldier’s Play” ka postuar një foto në rrjetin e tij social Instagram ku ka folur në lidhje me postimin që O’Connell kishte bërë dhe që kishte parashikuar se ai do të fitonte një çmim ‘Tony Awards 2021’.

Në postimin e tij ai kishte shkruar se:

Ndonjëherë njerëzit duhet t’ju bindin që të besoni në veten tuaj.

O’Connell ripostoi një fotografi të Grier në rrjetin e tij social Twitter teksa aktori mbante në dorë çmimin. Ai thjesht kishte pasur për qëllim që të jepte urimet e tij më të mira për të por që nuk kishte arritur që ta vinte re se kishte harruar që të fshinte edhe numrin e aktorit Grier.

Pavarësisht se në lidhje me këtë veprim aktori O’Connell ka kërkuar shumë falje, Grier është shprehur se:

“Kam marrë rreth 200 mesazhe me tekst ” kujton Grier, duke luftuar lotët”. Por gjëja qesharake ishte se njerëzit ishin vërtet të ëmbël kur thonin ‘Hej burrë, ky është Eric nga Maine. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i juaji, dhe urime.’Ishte vërtet shumë e bukur. Ishte nata më e çmendur. ”

Ky ishte nominimi i katërt i “In Living Color ” për Tony. Ndërsa Grier ishte i emocionuar që më në fund kishte fituar, ai pranoi se ishte edhe shumë i zhgënjyer që nuk mori një çmim për “Porgy and Bess”. Por gjithësesi ai u shpreh se:

Këtë herë, pata një javë kaq të jashtëzakonshme. Ishte një javë e mahnitshme pasi hëngra në restorante të mahnitshme dhe moti nuk kishte si të mos ishte më i mirë.

Aktori ka treguar gjithashtu se kur dëgjoi emrin e tij si fituesi i çmimit, një nga gjërat për të cilën ai shqetësohej ishte edhe se mund të ngatërrohej.