Celebrities Gossip Showbiz

Debat vajzash në shtëpinë e “BBV”! Olta dhe Kiara ‘nuk kursehen’ me njëra-tjetrën…

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga protagonistet e shtëpisë së BBV, padiskutim që është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike, përplasjet e forta me banorët e tjerë, ‘thumbimet’ dhe nxitjen e debateve të forta. Të gjitha këto janë bërë shkak që Olta të vihet në shënjestër herë pas here, duke u komentuar edhe nga banorët. E teksa të shumta kanë qenë debatet edhe me Kiarën, vajzat zihen përsëri ditën e sotme, dhe pasojë ishte prishja e gjumit të Oltës nga Kiara gjatë mbrëmjes, dhe zgjimi i zhurmshëm i prezantueses nga moderatorja.

Të të zgjojë njeriu në mënyrë të tmerrshme, unë nuk e mendova që e kishte me mua, mendova nga nervat, bam bam bam sirtarit. Është turp. Dje ka qenë nata e vetme që unë nuk kam folur. Të duket ty se të del gjumi kollaj, nga zhurma më e vogël.