Showbiz

Debate dhe ofendime mes Elton Ilirjanit dhe Robert Berishës online

Një koment i sipërmarrësit Elton Ilirjani dhe Robert Berishës ka shkaktuar shumë replika në rrjetin social Instagram.

Teksa ky i pari ka uruar Arilenën për fitoren në “Fest 58”, këngëtari i cili ishte pjesëmarrësh në festival i është kthyer me ofendime edhe pse asgjë në këtë rast nuk lidhej personalisht me të.

“Mbylle Instagramin se i trishtove fëmijët me këtë fytyrë. Të të blejë një pasqyrë AI, gruaja jote dhe shikoje veten pak të lutem. Ti s’ke vesh për muzikë sepse besoi që çdo vrimë në trup që e ke, e ke të dëmtuar” -shkruan Roberti në koment megjithëse as Ilirjani nuk e la me kaq:

“Ky është Robert Berisha maço që ngre në krahë gay për famë nëpër tv” -reagon biznesmeni duke postuar komentet në profilin e tij të Instagramit.