Auto & Moto

Del në shitje makina e cila ka qenë nën pronësi të presidentit amerikan Joe Biden!

Së fundmi ka dalë në shitje Cadillac ATS-V i presidentit amerikan Joe Biden. Me 464 kuaj fuqi, ky model ka qenë nën pronësi të presidentit që nga viti 2017, ndërsa tani po shitet në ankandin Cars&Bids. Megjithatë, lidhja presidenciale nuk është e vetmja gjë që e bën të veçantë këtë makinë.

Rezulton se të qenit figurë publike vjen me disa përfitime, siç përshkruhet në dokumentacionin e paraqitur në ankand. Kjo pasi pas shumë kërkesave të presidentit që modeli ATS të pajiset me Kona Brown, rezultati është makina e tij një ATS-V.

ATS-V ka rrota prej bronzi të cilat u shtuan nga Delaware Cadillac dhe përmban paketën e sigurisë e cila nuk vjen me dyer antiplumb por ka një ekran të hapur. Fuqia e tij mbështetet edhe në transmisionin automatik me tetë shpejtësi. Deri më tani oferta për të zotëruar makinën e Biden kap vlerën e 29,046 dollarëve por ky çmim pritet të rritet ditëve në vijim.