Auto & Moto

Ju prezantojmë me Jaguar XJS, ja sa pritet të kushtojë…

Legjenda e garave të Rebord, TWR ka zbuluar së fundmi makinën e saj të shekullit të 21-të dhe me siguri do të tërheqë vëmendjen e entuziastëve me xhepa të thellë dhe një shije për Jaguarët klasikë. V12 Super-GT Supercat do të ndërtohet nga themelet e Jaguar XJS ikonë dhe do të sjellë trashëgiminë e viteve të 80 dhe 90-ta, që dominojnë ekipin Tom Walkinshaw Racing te automjetet me performancë të lartë.

Zbulimi vjen përpara nisjes së verës. Makina do të fillojë me një çmim prej 225 mijë funte. TWR po ringjallet nga Fergus Walkinshaw (djali i themeluesit me emër Tom Walkinshaw) dhe John Kane si prodhues i automobilave me performancë të lartë me porosi.

TWR Supercat është një makinë me 600 kuaj-fuqi V12 GT, i ndërtuar nga platforma legjendare XJS. Ndërruesi manual me gjashtë shpejtësi, materialet që e bëjnë më të lehtë, i ofrojnë drejtuesit të automjetit një përvojë të veçantë. Historia e TWR me XJS shkon prapa në fitoret nga pista e famshme e Spanjës deri në Bathurst të Australisë dhe së bashku të dy kanë triumfuar në disa nga mjediset më rraskapitëse në botë.