Aktualitet

Dhuna ndaj kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, policia nis hetimet!

Policia sekuestroi kamerat e sigurisë dhe po punon për identifikimin e autorëve që mbrëmë dhunuan me leva e sende të forta kancelarin e gjykatës së Elbasanit.

Ledio Sulkuqi u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit e fatmirësisht është jashtë rreziku për jetën. 51-vjeçari mori dëmtime në pjesën e kokës. Ngjarja e rëndë ndodhi kur sapo ishte larguar nga një bar-kafe duke iu drejtuar i vetëm e në këmbë lagjes Muzeale të Kalasë.

Rreth orës 22:30 të mbrëmjes, Sulkuqi u dhunua fizikisht në rrugën “Aqif Pasha”, jo shumë larg Drejtorisë së Policisë të Elbasanit dhe ishin kalimtarë të rastit që njoftuan uniformat blu. Tashmë kanë nisur hetimet për të mësuar nëse Sulkuqi ka pasur apo jokonflikte për shkak të detyrës.