Celebrities Gossip Showbiz

Diona Fona vaksinohet dhe jep mesazhin e rëndësishëm në rrjete sociale!

Diona Fona është një këngëtare e re në showbiz-in tonë dhe këngët e saj kanë rezultuar tepër të pëlqyera nga publiku. Së fundmi, përveç suksesit si këngëtare, ajo na ka habitur të gjithë duke u bërë imazh i markës ‘Fenty Beauty’, linjës kozmetike të divës së muzikës pop, Rihanna.

Imazhi i këngëtares shqiptare u shfaq në faqet zyrtare dhe në rrjetet sociale të kësaj marke duke na bërë shumë krenarë.

Së fundmi, këngëtarja ka treguar në rrjete sociale se ka marrë dozën e dytë të vaksinës duke ju dhënë ndjekësve të saj mesazhin për të qëndruar të sigurt dhe për t’u vaksinuar.

Vaksinohuni edhe ju. Qëndroni të sigurt

Diona ka lançuar së fundi këngën e saj më të re në bashkëpunim me reperin Marin. Dyshja erdhi me “Pistole” që rezultoi tepër e pëlqyer dhe madje arriti të klasifikohet në listën e ‘The Top List”.