Aktualitet Politikë

Meta mesazh njerëzve të Kryemadhit: Kam bërë shkollën e Ramizit, nëse je kundër meje, shtrëngojmë duart dhe mirupafshim!

Në nisje të Konventës së Partisë së Lirisë, Ilir Meta,  tha se konventa nuk kishte të bënte me Kryemadhin, e cila, sipas tij, mund të kandidojë për deputete.

“Si largohet Monika është deputete, mund të zgjidhet deputete se herë të dojë. Besoj se ka mbi 20 mijë vota dyfishin e Boçit. Është anëtare. Do i japim fund nepotizmit, pasi e solli LSI në atë situatë dhe ndihmoi mafien për fat të keq të kapi pushtete. Kjo nuk është konventë kundër Monikës, por për 5 prioritetet”, tha Meta, i cili më pas dominoi edhe fjalën e mbajtur ne Konventë edhe pse axhenda e paracaktonte ndryshe.

Meta cilësoi  krim të madh djegien e mandateve. Meta po ashtu tha se dy kompani izraelite të cilat punonin për Bashën dhe për Ramën, kanë punuar kundër LSI-së.

‘E dija që ishin dy kompani izraelite, të Ramës dhe të Bashës, të cilat kishin lidhje bashkë. Të dyja punonin kundër LSI-së. Çdo njeri ishte i identifikuar. Ata që nuk ishin blerë u bëheshin presion. Kam bërë gabim që kam fol vetëm me 2 deputetë, por duhet të kisha folur më të gjithë një më një. I thash Haxhinastos, që pse e dogje mandatin? Më tha mendova se ti ishe larguar. Por si morë jam larguar unë nga beteja. Me 4 mln shqiptarë plus. Me organizmin që sot fillon nga e para. Sot në darkë do të mblidhemi. Gjysma e partisë sot është në emigracion’, tha Meta.

Më tej ai nënvizoi: “…Unë nuk kam shumë fjalë, por mund të them një gjë shqiptarëve që e dinë se Kushtetutën nuk e shkel, e ka thënë dhe Venezia. Edhe në Venezia tjetër bëheshin deklaratat se edhe atje shkonte Taulanti. Një gabim e kam bërë, që natën e zgjedhjeve pasi u zgjova nga ora 2 e natës në Vlorë, sepse shkoja kudo bëja presin nga McGonigalëve dhe mafies, që nxisin dhunë kudo dhe unë ça të bëja i vetëm, bëja presion për të shpëtuar pluralizmin, më dhimbjes edhe partia që kisha krijuar me Po po, jo jo. Kështu do bëhet”.

Më tej ai bëri ndarjen, duke i cuar mesazh njerëzve të Kryemadhit në parti.

“Kush është me Ilir Metën është me mua. Kush nuk është me Ilir Metën dhe është burrë apo grua i jep dorën Ilir Metës dhe i thotë mirupafshim. Ama kush ëndërron për lojëra e ka gabim sepse Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe Berishës dhe i ka bërë të gjithë shkolla për tu përballur me mafien”, deklaroi Meta ndër të tjera.