Art & Kulturë

Dita e personave me aftësi ndryshe, Ermonela Jaho suprizon me këngën Lule Borë

Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuar. Ermonela Jaho suprizon me këngën Lule Borë dedikuar dhe realizuar me ta. Sopranoja iu është bashkuar zërave të të rinjve artistë me aftësi të kufizuara për të sjellë këngën e njohur shkodrane “Lule Borë” më bukur se asnjëherë.

“Secili prej nesh është një qenie unike Më dhanë një emocion të jashtëzakonshëm dhe një mësim në jetë. Duhet të duam, të respektojmë njeri-tjetrin për atë që jemi”, u shpreh artistja shqiptare me famë botërore.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara japim edhe njëherë fuqishëm mesazhin #AskushTëMosMbetetPas në çdo fushë të jetës, që nga arsimi, deri te sportet dhe artet.

Në bashkëpunim me sopranon Ermonela Jaho, të rinj nga disa kategori të personave me aftësi së kufizuar, por me prirje artistike, disa prej tyre diplomuar ose që studiojnë në Universitetin e Arteve, sjellin në një doku-klip dëshmitë e tyre për vështirësitë që ka jeta e një artisti me aftësi të kufizuara, si dhe shfaqin talentin e tyre me një interpretim fantastik.

VIDEO: Kenga “Lule Bore” vjen me bukur kesaj here. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara japim edhe njëherë fuqishëm mesazhin #AskushTëMosMbetetPas në çdo fushë të jetës, që nga arsimi, deri te sportet dhe artet. Në bashkëpunim me sopranon me famë botërore Ermonela Jaho, të rinj nga disa kategori të aftësisë së kufizuar, artistë të talentuar, disa prej tyre diplomuar ose që studiojnë në Universitetin e Arteve, sjellin në një doku-klip dëshmitë e tyre për vështirësitë që ka jeta e një artisti me aftësi të kufizuara, si dhe shfaqin talentin e tyre me një interpretim fantastik. Kjo video fantastike vjen ne kontekstin e nje programi te perbashket te OKB-se qe zbatohet nga UNDP dhe agjenci te tjera te OKB- se ne bashkepunim me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me mbeshtetjen financiare te Embassy of Switzerland in Albania #AskushTëMosMbetetPasSkene COD – Center For Openness And Dialogue

Posted by UNDP Albania on Friday, December 3, 2021

Kjo video fantastike vjen në kontekstin e një programi të përbashkët të OKB-se që zbatohet nga UNDP dhe agjenci të tjera të OKB-së në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me mbështetjen financiare të Embassy of Switzerland in Albania #AskushTëMosMbetetPasSkene COD – Center For Openness And Dialogue”, thuhet në postimin e UNDP Albania.