Celebrities Gossip Showbiz

“Do më kalonte ndonjë traumë vajza…”/Sabiani dhe Keisi flasin për herë të parë pas BBV!

Sot të ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj ishin Sabiani dhe Keisi. Të dy kanë qenë pjesë e Big Brother VIP këtë edicion të dytë dhe dinamikat që u krijuan tërhoqën interesin e madh të publikut. Kujtojmë se Sabiani ka qenë edhe banor i shtëpisë më të famshme në Shqipëri në edicionin e parë por u bë pjesë sërish e këtij formati pasi vajza e tij filloi të krijonte një raport me Kristin, gjë për të cilën këngëtari në fillim ishte kundër. 

Çfarë i tha Sabiani vajzës së tij pasi ajo doli nga shtëpia e BBV?

Keisi: Gjëja e parë që më tha ishte “Jam shumë krenar për ty”. Këtë e tha. 

Pse mendoi Sabiani se Keisi nuk do të dilte atë natë nga shtëpia e “Big Brother”?

Sabiani: Dyshoja që nuk do të dilte. Për aq sa dha aty brenda pa të drejtë ka dalë. 

Keisi: Unë dhashë më shumë se ç’duhet aty brenda.

Sabiani: Patjetër.

Artisti i njohur tregoi se ky është mendimi i tij personal dhe gjithmonë e ka shprehur gjithçka që e ka menduar si të drejtë. Ai shtoi gjithashtu se raportet me produksionin janë të shkëlqyera.

A bëri gabim Keisi që u përfshi në një lidhje?

Keisi: Jo, jo nuk e quaj gabim ose edhe mund të jetë gabim por ne nga ato do mësojmë. U bë një telenovelë këtu jashtë. 

Si është gjendja e Keisit tani pas daljes nga BBV?

Sabiani: Imagjino unë jam bllokuar dhe thashë nuk do reagoj fare vetëm do ta puth, do ta përqafoj se kisha mendimin se do më kalonte ndonjë traumë vajza. Sinqerisht.