Celebrities Gossip Showbiz

Dojna dhe Vlashenti nuk i kursejnë puthjet në Instagram!

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari e tekstshkruesi Vlashent Sata prej kohësh janë në një lidhje romantike. Ata duket se kanë një raport shumë të shëndetshëm teksa herë pas here, ngrohin zemrat e fansave me foto të mrekullueshme së bashku e me dedikime tepër romantike për njëri-tjetrin.

Edhe këtë herë, dyshja nuk na i ka kursyer imazhet me njëri-tjetrin. Vetëm pak orë më parë, Dojna ka postuar dy foto me të Vlashentin ku çifti duket shumë i dashuruar. Dojna dhe Vlashenti nuk i kursejnë puthjet në Instagram, teksa te njëra nga fotot shfaqen pikërisht duke u puthur.

Komentet e ndjekësve janë të panumërta, teksa ata shfaqin pëlqimin që kanë për një nga çiftet e tyre të preferuar të showbiz-it. Ndërkohë, Vlashenti ka postuar dy ditë më parë një foto me Dojnën, shkrimi me të cilën e shoqëron, thotë gjithçka.

E gjithë bota në një njeri.

Duket se moderatorja është shumë e rëndësishme për Vlashentin. Ndërkohë, ata që ishin në festivalin e organizuar nga artisti ‘Za fest’, kanë vënë re që shumicën e këngëve ai ia kushtonte pikërisht prezantueses.

Dyshja është në një nga fazat më të mira të lidhjes dukshëm, ndërkohë që, kujtojmë se Dojna ka qenë e ftuar në një lidhje telefonike në emisionin “Live From Tirana” pak muaj më parë. Në intervistën për Top Albania Radio, ndër të tjera, Dojna është shprehur edhe për raportin me Vlashentin. Ajo ka treguar se familja e saj ka një marrëdhënie fantastike me Vlashentin, madje shpeshherë ai qëndron më shumë me ta se vetë Dojna.

Me siguri dyshja do të vazhdojë të na serviri foto të mrekullueshme së bashku. Siç duket nga komentet pozitive të fansave, ata janë në pritje të imazheve të tjera të përbashkëta të çiftit ku shfaqin sa shumë të dashuruar janë me njëri-tjetrin.