Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema sapo na dha mësimin se të flasësh për pasiguritë e adoleshencës është gjëja më normale në botë!

Së fundmi, moderatorja shumë e dashur dhe e ëmbël për publikun shqiptar, e cila është edhe në një pritje të ëmbël, Dojna Mema i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram. Dikush e ka pyetur bukuroshen për pasiguritë e saj gjatë adoleshencës. Dojna nuk ka ngurruar dhe mënjëherë i ka dhënë këtë përgjigje:

Gjatësia dhe imtësia. Ndihesha aq e vockël në një kohë kur shoqet e mia dukeshin të rritura. Fillova të mbaja taka, derisa fillova të dilja me një çun 1.98, të cilit i pëlqeja shumë më shumë me atlete dhe thjeshtë. Se vrava më mendjen dhe filloi të më dukej vetja super yll. Morali: Nëse nuk arrin t’i tejkalosh vetë pasiguritë, rrethohu nga njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë dhe shohin më të bukurën tek ti.

Sjellim në vëmendje se Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm. Më datë 1 prill ajo dhe partneri, Vlashent Sata kurorëzuan dashurinë e tyre. Lajmin na e dha vetë Dojna përmes postimeve të saj në Instagram.

Ajo ndau me ndjekësit një sërë fotosh ku vetë mban një kostum të bardhë, teksa Vlashenti është i veshur me të zeza. Së fundmi Dojna ka postuar në InstaStory, një video të Vlashentit duke shpjeguar dhe një nga gjërat që i pëlqenin më shumë tek partneri i saj dhe që e ‘shtyu’ më shumë drejt martesës.