Showbiz

Donatella Versace flet për drogën, të shkuarën dhe fëmijët

Së fundmi ajo i shiti markën e famshme “Versace”, të trashëguar nga vëllai, Michael Kors për 2.1 bilionë dollarë dhe për këtë vendim krejtësisht të papritur e përball me kritika të ashpra.

Donatella Versace për të hequr vëmendjen nga kjo ngjarje së fundmi ka dhënë një intervistë për “Vanity Fair” ku zbulon jo pak gjëra rreth të shkuarës më parë.

Si rrallëherë ajo ka pranuar se nuk është një mama e zakonshme dhe nuk dëshironte që as fëmijët e saj të ishin të tillë. Ajo rrëfeu se fëmijët e saj shpeshherë shkonin të përgjumur në shkollë pasi qëndronin zgjuar gjatë natës për të parë se si Sir Elton John luante në piano në shtëpinë e tyre.

63-vjeçarja më pas zbuloi se si konsumimi i dorgës ndikoi në marrëdhëniet e saj miqsore. Ndryshe nga shumica, ajo e konsideronte drogën si diçka normale në jetën e saj. Ishte krejtësisht e varur dhe kur vendosi të kërkonte ndihmë për të mundur këtë varësi, humbi shumë miq.