Showbiz

Dren Gashi i ftuar në “Wake Up”, flet për prurjen e re “49er”

Artisti nga Kosova, Dren Gashi ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” për të folur mbi projektin e tij më të ri muzikor “49er”.

I intervistuar nga Isli dhe Ori, këngëtari rrëfeu detaje të reja rreth kësaj prurjeje që gjithashtu është pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare.

Dreni tregoi se kjo këngë ishte një sfidë e vërtetë për të pasi ka sjellë një tematikë e cila diskutohet shpesh në media, atë të materializmit. Klipi gjithashtu ka qenë krijim i tiji ku siç shihet është edhe protagonist.

Dren Gashi është bërë i njohur vitin e kaluar falë projektit të tij muzikor “E Nxone Hapin” e cila vetëm në javët e para të publikimit, falë votave të publikut, ka arritur të rrëmbejë vendin e tretë në “The Top List”.

Edhe pse është shumë shpejt, artisti ka menduar që nuk do të ndalet. Ai mund të vijë sërish me një këngë të re por këtë herë do të donte të bashkëpunonte me një tjetër këngëtar/e pasi këto të fundit janë gjithmonë të suksesshme.