Celebrities Gossip Showbiz

Liami 1 vit e gjysmë në koma? Ja çfarë zbulojnë të ftuarit sonte në “Cherry On Top”!

“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.

Ashtu si në çdo puntatë edhe mbrëmjen e sotme do të ketë të ftuar disa nga personazhet e showbizit shqiptar. Einxhel Shkira, Efi Dhedhes, Liam Mandiaro dhe Kastro Zizo për intervista dhe deklarata ekskluzive që nuk duhen humbur në “Cherry On Top”. Një letër për Einxhel nga Donald Veshaj? Efi me një projekt të ri televiziv në Top Channel? Liami 1 vit e gjysmë në koma? Kastro ka bërë një këng për Borën? Këto dhe shumë të tjera zbulohen sonte në orë 21:00 me Bora Zemanin në Top Channel.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cherry On Top 🍒 (@cherryontop.tch)

Artisti Ermal Mamaqi, i ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, u pyet për një nga banorët e Big Brother VIP. Juli është një ndër miqtë e tij më të vjetër, me të cilin ka punuar për disa vite. Megjithëse ndan këtë miqësi me të, ai tregon se bën tifo për Heidin.