Celebrities Showbiz

Dyshja e njohur e showbiz-it në pritje të fëmijës së dytë!

Dyshja e njohur e showbiz-it, aktori i njohur Chris Pratt dhe partnerja e tij Katherine Schwarzenegger janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku. Çifti i cili u martua në qershor 2019 mirëpriti vajzën Lyla Marie në gusht 2020. Pratt ka gjithashtu një djalë 9-vjeçar, të quajtur Jack, me ish-bashkëshorten Anna Faris. Lajmi emocionues vjen vetëm disa ditë pasi Pratt i bëri një dedikim romantik bashkëshortes për 32-vjetorin e saj të lindjes.

Ti je një grua, nënë, njerkë dhe partnere e mrekullueshme jete. Unë thjesht nuk mund ta imagjinoj sa i humbur do të isha pa ty. Je e bukur, e fortë si gozhdë, e arsyeshme, thellësisht e zhytur në mendime, jashtëzakonisht e zgjuar, je një shefe e kompletuar dhe komunikon si askush tjetër. Ne përshtatemi aq përsosmërisht në jetën e njëri-tjetrit, saqë bashkimi ynë është një kujtues i përditshëm se Perëndia po kujdeset për ne. Lundrimi në rrethanat e çuditshme të botës sonë është një detyrë që nuk mund ta përballoj i vetëm. Dhe unë jam shumë mirënjohës që nuk më duhet ta bëj. Përkushtimi yt për të ndihmuar të tjerët është ngjitës.

Rikujtojmë se Chris Pratt ka postuar së fundmi një fotografi të tijën dhe të bashkëshortes në Instagram, por që rezultoi që të gjithë ndjekësit iu kundërvunë.

Hej djema shikoni sesi ajo më vështron mua. Gjeni dikë që t’ju shikojë edhe juve kështu. Ne u njohëm në Kishë bashkë. Ajo më ka dhuruar një jetë fantastike, një vajzë të mrekullueshme e të shëndetshme. Ajo përtypet zhurmshëm kur han dhe ndonjëherë vë kufjet në vesh për mos ta dëgjuar, por kjo është dashuria. Ajo më ndihmon me gjithçka. Për t’ja kthyer, vazhdimisht, hap një kavanoz me turshi për ta ndihmuar. Kjo është marrëveshja. Zemra e saj është e pastër dhe më përket mua. Ajo ka ditëlindjen pas 6 javësh dhe unë nuk do t’i blejë asgjë. Do t’i them të hyjë në Instagram dhe të lexojë këtë postim. Të dua zemër!

Megjithatë shumë nga ndjekësit e aktorit e kanë interpretuar si një kulturë e vjetër dhe një marrëdhënie jo të shëndetshme duke u bazuar te ky postim. Ku një grua bën gjithçka për burrin dhe familjen. Ndërsa disa të tjerë kanë vënë në dukje një problem tjetër.

Ata i kanë cilësuar këto fjalë si një mesazh kundrejt ish-bashkëshortes Anna Faris, kur thotë për gruan aktuale: “më dhuroi një vajzë të shëndetshme”. Anna dhe Pratt kanë një djalë së bashku të quajtur Jack dhe si pasojë e një hemoragjie cerebrale gjatë lindjes, ka probleme me shikimin dhe me njërën këmbë. Kjo sipas tyre, e bëri deklaratën e aktorit shumë diskriminuese dhe të papërshtatshme.