Kopshti zoologjik Las Delicias në Maracay, Venezuelë, po feston lindjen e tre këlyshëve të luanit të bardhë të Afrikës së Jugut. Ata janë dy meshkuj dhe një femër. Ngjarja e rrallë përfaqëson një sukses të rëndësishëm për ruajtjen e kësaj specie jashtëzakonisht të rrallë, e cila ka karakteristikën e gëzofit albin të shkaktuar nga një mutacion gjenetik. Këlyshët janë nën kontroll veterinar dhe mbahen përkohësisht larg syve të vizitorëve për të siguruar paqen dhe sigurinë e tyre.
Luani i bardhë i Afrikës së Jugut është vendas në rajonin Timbavati dhe konsiderohet një simbol i forcës dhe bukurisë. Stafi i Kopshtit Zoologjik të Maracay dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i kanë vendosur vetes si qëllim rritjen e popullsisë së luanëve të bardhë të Afrikës së Jugut.
Rikujtojmë, se para disa kohëve në kopshtin zoologjik “Thomas Belt” në Nikaragua, një puma ka lindur një këlysh të rrallë albine. Sipas vlerësimeve të veterinerit të kopshtit zoologjik, Carlos Molina, ky është një nga vetëm katër pumat albine të tilla në botë, raportojnë mediat e huaja. Edhe pse këlyshi është i shëndetshëm dhe ushqehet mirë, Molina paralajmëron se është ende herët, sepse pumat albine kanë nevojë për shumë kujdes, ndër të tjera, sepse janë të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit.