Botë e Çuditshme

Ju prezantojmë me këlyshin e parë të luanit i lindur në kopshtin zoologjik Fort Worth që nga viti 2015!

Kopshti Zoologjik ‘Fort Worth’ në Teksas ka ofruar së fundmi pamjen e parë të vogëlushit të parë të luanit që lindi atje që nga viti 2015. Kopshti zoologjik tha se Moja, i lindur në tetor të 2023 nga prindërit Saba dhe Abagabe, peshonte 2.7 kilogramë kur ishte 4 ditësh dhe që atëherë është rritur në 16 kilogramë.

Moja është ende duke u mbajtur në një zonë jashtë ekspozitës me nënën e tij dhe zyrtarët nuk kanë vendosur se kur do të dalë në ekspozitë publike. “Ky djalosh i vogël po mëson se çfarë do të thotë loja dhe zakonisht mund të gjendet duke u hedhur dhe duke luajtur me nënën,”-tha kopshti zoologjik në një postim në Facebook. Jabulani, Saba dhe një luan tjetër femër, Abagabe, u sollën në kopshtin zoologjik në vitin 2012. Luanët afrikanë renditen si të kërcënuar në Listën e Kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.