Travel

Shkoni kudo këtë verë përveç këtyre vendeve, janë të rrezikshme!

Jeni në sezonin e verës dhe çdokush prej jush e ka mendjen te udhëtimi i radhës. Po kërkoni një aventurë të re, diçka që nuk e keni provuar kurrë më parë. Mes morisë së vendeve ku mund të shkoni, ne do t’ju tregojmë vendet që duhet të shmangni pasi janë të “famshme” për vrasje, trafik droge, rrëmbim dhe trafikim i qenieve njerëzore.

Destinacioni i parë është Ciudad Juarez, Meksikë. Miliona turistë vizitojnë Meksikën çdo vit, por kjo zonë e veçantë duhet të shmanget me çdo kusht. Është “kryeqyteti i krimit” në vend, pasi korrupsioni policor merret si i mirëqenë, oficerët merren me drogë ose bashkëpunojnë me kartele.

Destinacioni tjetër është Karakas, Venezuelë. Këtu kemi ndoshta qytetin më të rrezikshëm në botë. Kryeqyteti i Venezuelës është ende një vend ku dominon dhuna, me grabitje që ndodhin çdo ditë. Gjithashtu, titujt e lajmeve shpesh flasin për humbjen e jetëve në beteja me armë dhe rrëmbime.

Destinacioni i fundit është Guatemala. Edhe pse Guatemala është gjithashtu në Karaibe dhe plot me destinacione turistike, kryeqyteti i saj njihet më shumë për dhunën, trafikun e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës. Ajo ka shkallë jashtëzakonisht të lartë të vrasjeve, rrëmbime autobusësh dhe grabitje në rrugë.

Nëse nuk e dini 25-vjeçarja e quajtur Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. Bukuroshja ka qenë në 196 shtete dhe sigurisht ka arritur të njohë shumë nga kultura e çdo vendi. Sipas saj janë 10 shtete të rrezikshme për një turist të zakonshëm. Rekordmenia sugjeron që të mos shkelni në këto vende pasi mund të rrëmbëheni lehtësisht apo të bini pre e krimeve të ndryshme.