Showbiz

E treta e vërteta, Richard Gere lidh kurorë dhe rrëfen se më në fund ka gjetur lumturinë

U deshën dy martesa të dështuara dhe një përpjekje e fundit për të lidhur kurorë që aktori Richard Gere më në fund të gjente lumturinë.

Ai u martua me aktivisten spanjolle Alejandra Silva e cila drejton një organizatë bamirëse në Spanjë.

Në një intervistë për revistën “HELLO!” aktori 68-vjeçar rrëfeu se është njeriu më i lumtur në botë dhe është shumë i dashuruar me gruan e tij e cila është njeri i mrekullueshëm, kërcen bukur, është latine dhe gatuan për mrekulli.

Ai gjithashtu zbuloi se ata janë njohur nga një mik i përbashkët por i’u desh të këmbëngulte shumë për ta bindur 35-vjeçaren që të dilte në takim. Richard shtoi se prej javësh i dërgonte asaj lule dhe i shkruante këngë vetëm për t’i mbushur mendjen.

Ata u martuan në një ceremoni private në New York dhe dasma e tyre kishte motive indiane.

Kujtojmë se aktori ka qenë i martuar me modelen Cindy Crawford nga viti 1991 në 1995 si edhe me aktoren Carey Lowell nga 2002-2016.