Aktualitet

Edhe Gjermania heq të gjitha kufizimet, nuk ka nevojë për vaksinë!

Ambasada Gjermane në Tiranë jep një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë atje. Të gjitha kufizimet janë hequr, për të gjitha qëllimet, duke përfshirë për turizëm dhe vizita te të afërm.

Vendimi i ri do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme, 11 qershor 2022 në orën 00.00. Për të udhëtuar drejt Gjermanisë nuk do të jetë e nevojshme as dëshmia e vaksinimit apo shërimit nga covid.

“Që prej ditës së shtunë datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë.

Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita). Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.