Showbiz

Edhe Naomi Campbell përfshihet në skandalin e photoshop-it

Ditë më parë ishte Kim Kardashian ajo e cila u ‘kryqëzua’ nga fansat për përdorimin e photoshop-it ndërsa sot vëmendja ka shkuar tek Naomi Campbell.

Ajo është konsideruar si një ndër femrat më të bukura në botë e megjithatë mania e photoshop-it dhe fiksimi për të qenë perfekte ka prekur edhe vetëbesimin e një super modeleje.

Së fundmi 47-vjeçarja ka publikuar në profilin e Instagram-it një foto ku shfaq fytyrën e saj. Është mjaft e qartë se lëkura e saj është çelur me disa tone më shumë ndërsa hunda i është zvogëluar aq shumë saqë thuajse nuk duket fare.

Naomi ka marrë mijëra komente nga ndjekësit e saj të cilët janë shumë konfuzë nga këto modifikime dhe i kërkojnë me ngulm një shpjegim. Për shkak se fotoja është shkëputur nga një fushatë e një kompanie me produkte kozmetike ende nuk dihet nëse ka qenë vetë modelja e cila i ka bërë këto ndryshime apo kompania me të cilën po bashkëpunonte.

Megjithatë, sipas fansave të saj ky është një detaj i parëndësishëm pasi Campbell thjeshtë nuk duhet ta kishte postuar një foto të tillë pasi nuk është shembull pozitiv për vajzat e reja.