Celebrities Film & Tv

Eduart Grishaj, regjisori i “Big Brother VIP”, flet për herë të parë për sfidat dhe dinamikat e spektaklit!

Mbrëmja e së premtes finalizoi spektaklin “Big Brother VIP” duke shënuar edhe një rekord shikueshmërie sikurse ka rezultuar në fakt gjatë gjithë këtyre muajve. Për të realizuar këtë format është dashur angazhimi i një stafi të stërmadh në mënyrë që “syrit” të vëllait të madh të mos i shpëtonte asnjë lëvizjë që ndodhte në atë shtëpi.

I ftuar në “Wake Up” ditën e sotme ishte regjisori i këtij programi, Eduart Grishaj. Kanë qënë orë të gjata pa gjumë për Edin, sepse në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka patur ngjarje minutë pas minute dhe secila prej tyre është pasqyruar në sytë e publikut. Pë më tepër ai na tregon…

A mendon se kjo finale ishte e realizuar siç e kishe dëshiruar, me të gjithë elementët që e bëjnë pse jo të krahasueshme me “Grande Fratello”, studiot e të cilit ju i vizituat përpara se të startonte në Shqipëri?

Atë flisnim me gjithë stafin. Ia ka vlejtur e gjithë puna dhe e gjithë pritshmëria që kishte publiku.

Mbrëmjen e finales u vu re që ishin 5 skena të ndryshme, por ajo ku u shpall edhe fituesi ishte vërtet një magji, e krijuar në formën e syrit të “Big Brother”. A ka qënë më e vështira për t’u realizuar, është një teknikë e re?

Ka qenë një xhirim që nuk është bërë asnjëherë më parë. Ka qenë me 5 regji dhe 32 kamera jashtë. 5 skena të ndryshme që xhironim atë natë. Asnjëherë më parë nuk ka patur një zhvillim të tillë në asnjë emision, ishte një risi.

Sa sfiduese ishte për ty personalisht kjo eksperiencë, në një format me kaq shumë dinamika që vetëm ecën dhe nuk ke asnjëherë kohë për t’u kthyer pas, për të përmirësuar diçka?

Kjo ishte sfida më e madhe televizive. Kisha një bindje që ne do të bënim një super spektakël me aq sa kemi në dorë, pa e ditur dinamikën e konkurrentëve. Edhe banorët pastaj dhanë maksimumin dhe doli një super spektakël.